Menaxhmenti i SHSKUK-së e ka ndarë QKUK-në si njësi të veçantë sa i përket shërbimit farmaceutik. Kësisoj SHSKUK do të ketë një koordinatore, ndërsa QKUK një shefe të farmacisë.
Konkursi për këtë pozitë është hapur para rreth 2 javësh dhe vetëm në ditën e fundit kanë aplikuar tre kandidatë, shkruan Gazeta Shneta.
Ata janë farmacistët Gëzime Pllana, Erblin Elezi dhe Visar Emini. Konkurrenca e vogël pritet t’ua bëj më të lehtë përzgjedhjen njërit nga këta farmacistë.
Që të tre deri më tani kanë qenë farmacist përgjegjës të sektorëve në Barnatoren Qendrore. /Gazeta Shneta/