Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në konkursin për kryeinfermierë në 10 klinika, asnjë kandidatë nuk ka arritur të kalojë testin me shkrim.
QKUK ka hapur filluar me konkurset e brendshme për kryeinfermierë në klinika. Në konkursin e parë pozitat e lira u hapën në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, Kirurgjisë Vaskulare, Oftalmologjisë, Kardiokirurgji, Reumatologji, Endokrinologji, Gastroenterologji, Nefrologji, Onkologji dhe Psikiatri, shkruan Gazeta Shneta.
Rezultatet kanë dal për 10 klinikat, por asnjë kandidatë nuk ka arritur ta kalojë testin me shkrim. Një gjë e tillë nuk dihet nëse ka ndodhur më parë. Arsyet për këtë nuk dihen.
Komisioni i përbërë nga u.d. i Shefit të Infermierisë në QKUK, Sami Tahiraj, Dr. Mirasada Behluli dhe Shefi për Kontraktimin e Shërbimeve për Sigurime Shëndetësore Dardan Parduzi, kanë rrëzuar nga testi me shkrim 37 kandidatë.
Në Kirurgjinë Vaskulare Zahir Uka ka marr 48 pikë, ndërsa dy kandidatë tjerë Shahzade Smani dhe Hasan Syla kanë munguar. Në Kirurgji Torakale Bekim Sejdiu ka rezultuar me 47 pikë, Yllka Krasniqi me 45.5 dhe Naile Nitaj me 12.5, kurse Makfire Visoka ka munguar.
Në Kardiokirurgji Genc Tasholli nuk e ka kaluar testin duke marr 46.5 pikë, Agron Haxholli 40 sosh, Gazmend Hoti 24.5 dhe Gani Veliqi 23 pikë. Në Oftalmologji Shpresa Ademi ka rezultuar me 43 pikë, Gjyli Rexha me 37.5, Emine Shala 32 dhe Ilaz Sahiti 31.5 pikë.
Në Endokrinologji Afërdita Kukaj nuk e ka kaluar testin për vetëm 2 pikë, Elfete Rexhepi ka fituar 23.5 dhe Hamide Islami 14.5 pikë. Në Reumatologji Gëzim Krasniqi ka fituar 37 pikë, Alban Selmani vetëm 5 pikë, ndërsa Sheribane Rexhepi ka abstenuar.
Në Gastroenterologji Remzije Aliu ka marr 45.5 pikë, Abdullah Gruda 41.5, Feime Ahmeti 33.5, Shukrane Zhubi 33.5 dhe Valentina Demaj 17.5 pikë. Në Nefrologji kandidatja Fatmire Ahmeti është rrëzuar nga testi me 46 pikë, Luljeta Musliu me 40 pikë, Murtez Jashari me 33 dhe Ilmije Mustafa me 22.5 pikë.
Në Onkologji testin nuk e kanë kaluar kandidatët Drita Berisha me 32.5 pikë, Rukije Bytyqi me 11.5, ndërsa Sanije Sahiti ka abstenuar. Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike Hatixhe Shala ka marr 34.5 pikë, Qemajl Krasniqi 33 pikë, Lulzim Berisha 9.5 dhe Driton Bytyqi ka abstenuar.
Gazeta ka kërkuar një sqarim nga menaxhmenti i QKUK-së për arsyet pse asnjë nga 37 kandidatët nuk e kanë kaluar testin me shkrim, por nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/