Studimi i ri i udhëhequr nga Universiteti i Uellsit Jugor, paralajmëroi se efektet neurologjike mund të ndodhin nga pirja e alkoolit.
Sipas Louise Mewton, provat sugjerojnë tre periudha të ndryshimeve dinamike të zhvillimit të trurit që mund të jenë të ndjeshme ndaj efekteve të alkoolit shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Mosha e parë, te e cila ekspozimi i alkoolit mund të ndikojë në zhvillimin e trurit është te fetusi.Ekspertët paralajmëruan se përdorimi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dëmtime në trurin e fetusit, në aspektet njohëse.
Mosha e dytë e predispozuar nga alkooli është 15-19 vjeçare.Ekspertët kanë bërë të ditur se gjatë adoleshencës pirja e alkoolit mund të sjell efekte anësore në zhvillimin e trurit.
Dhe mosha e fundit është pleqëria; studiuesit kanë bërë të ditur se individët e moshur kanë treguar një përqindje të varësisë./GazetaShneta/