Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konsumimi i duhanit gjatë shtatzënisë, ja se çfarë duhet të dini

Këshilla për shtatzëna 26/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimi i ri i botuar në Journal of Perinetal Medicine ka zbuluar se ekziston një korrelacion i dallueshëm mes konsumimit të duhanit dhe rezultateve të shtatzënisë. Bazuar në rezultate, studimi gjeti efekte pozitive dhe negative të pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë.

Studimi longitudinal ka analizuar të dhënat nga më shumë se 9 milionë grave shtatzëna nga viti 2004-2014 shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Brenda këtij studimi ishin 4.8 për qind e grave shtatzëna që konsumonin duhan. Gjithashtu, ekipi studiues mori edhe një grup të grave shtatzëna që nuk konsumonin duhan.

Qëllimi i këtij studimi ishte të shqyrtonte efekte anësore të duhanit.

Sipas rezultateve, pirja e duhanit rrit rrezikun e lindjes së parakohshme dhe këputjen e parakohshme të membranave të vogla të foshnjeve të sapolindura në moshën gestacionale të shtatzënisë.

Megjithatë, rezultatet treguan se duhani zvogëloi rrezikun e preeklampsisë, korioamnionit dhe hemorragjisë pas lindjes.

“Ne gjetëm shkallë të reduktuar të lindjeve vaginale operative dhe hemorragjisë pas lindjes në mesin e grave duhanpirëse”, tha Dr. Ido Feferkorn, autor i studimit.

“Është intersante të studiohet më tej kjo lidhje dhe të kuptohet patofiziologjia pas këtij zbulimi”, shtoi ai.

Krahas këtyre rezultateve, pirja e duhani e sidomos gjatë shtatzënisë është jo e preferueshme.

“Pirja e duhanit i vë të gjitha llojet e stresit në funksionin e një gruaje”, thotë Yen Tran, gjinekolog.

“Kur shtoni ndryshimet që vijnë me shtatzëninë, rritet rreziku i rezultateve të papritura”.

E një nga këto rezultate është pesha e vogël e lindjes. Kjo shkaktohet nga furnizimi i ulët i oksigjenit nga pirja e duhanit, i cili gjithashtu mund të rezultojë në një rrezik të zvogëluar të preeklampsisë.

 

Megjithatë, pesha e ulët e lindjes mund të dërgojë në gjymtyre dhe organe të pazhvilluara, sipas Dr.Tran./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 100 raste aktive me Covid në Kosovë
Artikulli i rradhës Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Sulmohet me armë zjarri hapësira e Top Channel, ndërron jetë një person

Ju sugjerojmë

Çfarë duhet të prisni në javën e 11’të të shtatzënisë suaj?

04/06/2023 Këshilla për shtatzëna

Po, sasia e kafeinës e konsumuar gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në peshën e foshnjës

04/06/2023 Këshilla për shtatzëna

Dallimi mes sindromës premenstruale dhe shtatzënisë së hershme tek gratë

02/06/2023 Femina

Shtatzënia: Ekspertët mjekësor inkurajojnë trajtimin për depresionin pas lindjes

31/05/2023 Këshilla për shtatzëna

Ënjtja e këmbëve gjatë shtatzënisë

30/05/2023 Këshilla për shtatzëna

Mitet e zakonshme rreth shtatzënisë

30/05/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.