Drejtoresha e Pediatrisë: Konsumini i ujit gjatë verës, gjëja më e rëndësishme për fëmijët

2018-08-02 në ora 15:02

Konsumimi i një sasie të madhe të ujit, është gjëja më e rëndësishme për fëmijët e vegjël, gjatë sezonës verore. Këtë e ka bërë të ditur, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Q.K.U.K, Dr. Drita Telaku-Qosja.

Ariana Ismaili

Klinika e Peditarisë në Q.K.U.K, pranon mbi 100 raste në ditë, të fëmijëve prej 29 ditësh deri në 18 vjeq. Gjatë stinës së verës, rastet më të shpeshta janë ato me barkqitje, ndërsa gjatë dimrit kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Derisa, drejtoresha e kësaj Klinike, Dr. Drita Telaku Qosja, ka bërë të ditur se gjatë sezonës, kur temperaturat janë të larta, për fëmijët është shumë e rëndësishme konsumimi i një sasie të madhe të ujit, shkruan Gazeta Shneta.

“Prindërit duhet të kujdesen që fëmijët të pijnë shumë ujë, për të mbetur të dehidruar”, ka thënë Telaku Qosja. Poashtu, ajo pohon se qëndrimi në rreze të diellit  është i rrezikshëm për foshnjat.

“Mos t’i lënë në rreze të diellit, sidomos gjatë mesditës, poashtu, të përdorin kapele, ombrella dhe rroba adekuate për ta”, ka deklaruar Telaku-Qosja. Më tej, ajo ka shtuar se Pediatria ka nevojë për infermiere, sidomos kur ka fluks të pacientëve.

“Na duhën infermiere, sepse ato kanë rolin më të rëndësishëm nëpër këto reparte”, ka thënë doktoresha. Sipas saj, klinika ka barna dhe kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë pacientët./Gazeta Shneta/