Tashmë të gjithë i dimë të mirat që na sjellë kafeja në jetën tonë. Por, studimi më i ri shkencor, tregon se pirësit e rregullt të kafes gëzojnë rrezik më të vogël nga diabeti, goditjes në tru, problemet me zemër, dhe kanceri.
Prandaj, në bazë të të gjitha këtyre, vërtetohet përgjigjja se këta persona kanë tendencë për të jetuar jetë shumë më të gjatë sesa personat që nuk parapëlqejnë kafen, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Në dy studimet e fundit, të publikuara në Annals of Internal Medicine, studiuesit kanë analizuar 700,000 konsumues të rregullt të kafes nga SHBA, dhe 10 sosh nga Europa. Në Amerikë, rezultoi se ata persona që pinin më shumë se 4 filxhanë kafe në ditë, krahasuar me grupin tjetër, ishin 18% më pak të rrezikuar nga vdekja në 16 vitet e ardhëshme. Gjithashtu, edhe personat të cilët konsumonin vetëm një kafe në ditë, shfaqën rezultat me benefite për shëndetin e tyre. Rreziku nga vdekja për këta të fundit ishte vetëm 12%, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithëse këto dy studime përfshinin një numër të madh të personave që iu nënshtruan analizave, kjo nuk do të thotë, se përsonat të cilët nuk pijnë kafe fare, do të vdesin në moshë të hershme, apo edhe e kundërta.
Rreth kësaj çështje, edhe vet studiuesit preferojnë që të mos abuzoni me sasi të mëdha të kafes në përditshmëri. Sipas tyre, një filxhanë i vogël, qëndron brenda kornizave të sigurta për çdosecilin. /Gazeta Shneta/