Koreja e Jugut ka arritur qëllimin e saj për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë së saj. Kështu, vendi ka hapur rrugën për një rikthim të planfikuar në normalitet muajin e ardhshëm.
Objektivi i vendosur një muaj përpara se vendi të fillonte fushatën e tij të vaksinimit, u arrit gjatë ditës së djeshme, ku 36 milionë persona janë vaksinuar shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Megjithëse, vendi fillimisht u përballë me mungesa të vaksinave, ajo sot arriti që të vaksinojë një numër të konsiderueshëm të popullsisë, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara.
Ministri i Shëndetësisë, Kwon Deok-cheol, ka thënë se qeveria do të fillojë një rikthim duke filluar nga 1 nëntori.
“Është e pamundur t’i jepet fund pandemisë duke arritur imunitetin e tufës për shkak të përhapjes së variantit Delta”, tha Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).
“Por, përmbushja e qëllimit të vaksinimit ka kuptim të rëndësishëm në eleminimin e rasteve të rënda dhe fatalitetit, si një parakusht për një rimëkëmbje.”
KDCA raportoi 1,508 raste pozitive me Covid këtë të premte./Gazeta Shneta/