Formimi i koreve tek koka e të porsalindurit është një problem që haset shpesh gjatë vitit të parë të jetës së tij.
Simptomat e saj janë skuqja e lëkurës së kokës, forma e rrathëve në zonën e syve, forma e zbokthit etj.
Koret e kokës
Shfaqja e tyre nuk varet nga ushyqerja me gji apo me qumësht artificial, por si shkaktar do të shihet rritja e sekretimit në gjendrat përkatëse. Këto kore quhen “dermatit seborroik” dhe konsiderohet si një problem tipik i laktantit, i cili mund të shfaqet edhe në zonën e veshëve të fëmijës.
Këto kore, krahas formimit të zbokthit në kokën e fëmijës si edhe skuqjes, mund të shkaktojnë edhe kruajtje si edhe shkëputje të tyre, gjë e cila mund të bëhet burim infeksioni në çdo moment. Nëse koret shkaktohen nga një formë kërpudhore mund të shoqërohen edhe me rënie të flokëve.
Megjithatë nëse keni dëshirë mund të përdorni një vaj për zbutjen e tyre i cili mund të jetë vaji i bajames dhe më pas të kaloni sipër kokës një krëhër bebesh me fije të buta.
Në rast të shfaqjes së tyre, ekspertët këshillojnë evitimin e shampos së përditshme./Kidstime/