Britania ka aprovuar testin e antitrupave për COVID-19 të zhvilluar nga ndërrmarrja farmaceutike Roche.
Zyrtarët e Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar përcaktuan se testet ishin specifike, me një saktësi prej 100%, në një vlerësim të pavarur, tha Public Health England (PHE) në një deklaratë për CNN, transmeton GazetaShneta.
Shkencëtarët besojnë se antitrupat sigurojnë një shkallë imuniteti nga koronavirusi, megjithëse nuk është përcaktuar sesa zgjat imuniteti i tillë.
Roche ka thënë më parë se testi i tij i antitrupave mund të jap një rezultat në afro 18 minuta. Është një test in vitro, duke përdorur serumin njerëzor dhe plazmën e tërhequr nga një mostër gjaku dhe më pas duhet të ekzekutohet në një analizues Roche.
Testi është autorizuar gjithashtu nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA’së ./GazetaShneta/