Ndërsa situata e koronavirusit intensifikohet, ju mund të pyesni veten: si mund ta mbaj veten të shëndetshëm?
Vezë, djathë, dhe kërpudha për Vitaminë D
Vitamina D rregullon prodhimin e një proteine që “vret në mënyrë selektive agjentët infektues, përfshirë bakteret dhe viruset”, shpjegoi Dr. Michael Holick, një ekspert për hulumtimin e vitaminës D nga Universiteti Boston shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Vitamina D gjithashtu ndryshon aktivitetin dhe numrin e qelizave të bardha të gjakut, të njohura si limfocitet vrasës T 2, të cilat mund të zvogëlojnë përhapjen e baktereve dhe viruseve, shtoi Holick.
Mungesa e vitaminës D të shoqëruar nga mund të dobësojë sistemin imunitar, duke rritur rrezikun e zhvillimit të infeksioneve virale që shkaktojnë infeksione të traktit të sipërm respirator, tha Holick.
Burime të mira ushqimore të vitaminës D përfshijnë peshkun yndyror, peshkun e konservuar si salmon dhe sardelet; vezë, qumësht të fortifikuar dhe produkte si; djathë, lëng të fortifikuar dhe kërpudha./GazetaShneta/