Nxënësit e shkollave të mesme të vitit të fundit në qytetin kinez Wuhan, do të kthehen në shkollë këtë të mërkurë.
Më 6 maj, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme do të kthehen në shkolla, gjë që shënon një fillim të ri për planin arsimor për këtë vit, tha Xia Chunyin nga zyra e arsimit e Wuhan shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Nxënësit do të kthehen në shkollë për t’u përgatitur për “Gao Kao”, provimin universitar të Kinës, i cili është shtyrë për një muaj, deri në korrik.
Xia tha që zyrtarët e shkollës kanë zbatuar një plan tre-hapësh për të ndihmuar studentët të përshtaten në klasë, përfshirë ndihmën psikologjike për të ndihmuar kalimin nga mësimi në internet.
Tani për tani, vetëm nxënësit e vitit të fundit do të lejohen të kthehen në shkollë. Zyra e arsimit tha se nxënësit e tjerë ngadalë do të kthehen në shkollë në disa faza, por ende nuk është përcaktuar një kornizë kohore për kthimin e tyre./GazetaShneta/