Koronavirusi mund të mbijetojë në gjëra ushqimore, kështu që ju duhet të largoni paketimet dhe të pastroni menjëherë gjërat që keni, kanë paralajmëruar ekspertët.
Blerësit këshillohen të marrin masa paraprake sa më shpejt që të kthehen nga një dyqan me gjëra ushqimore për të zvogëluar rrezikun e tyre nga Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet treguan se koronavirusi ka aftësinë të jetoj në karton për 24 orë dhe deri në pesë ditë në çelik dhe plastikë.
Ekspertët shpjegojnë se produktet shpesh vetëm lëshohen diku në shtëpi duke i ndihmuar virusit të shpërndahet.
Sipas tyre të gjitha produktet që blihen jashtë duhet të fshihen me një leckë dhe dezinfektues me bazë alkooli ose alkool 95 përqind.
Gjithashtu pasi t’i largoni nga dyshemeja është e rëndësishme të pastroni dyshemenë si dhe çdo qese të ripërdorshme para se të lani duart. /GazetaShneta/