Shkencëtarët po punojnë për të zbuluar gjithçka munden për koronavirusin COVID-19, nga mënyra se si manifestohet në trup e deri në mënyrën se si ai përhapet midis njerëzve.
Në trajtimin e atyre të infektuarve, pacientët mbahen nën karantinë të rreptë për një periudhë kohore dhe në përgjithësi lëshohen pas testimeve disa herë negative për sëmundjen, transmeton Gazeta Shneta.
Por, një deklaratë nga një qeveri lokale në Japoni ka thënë se kohët e fundit ka regjistruar rastin e parë të një personi që ka rezoltuar pozitiv pasi u duk se është rikuperuar nga koronavirusi.
Sipas NHK, gruaja, në të 40-tat është një udhërrëfyese që udhëtoi me autobus nga Wuhan për në Japoni.
Ajo testoi pozitive për COVID-19 më 29 janar dhe iu tha se është shëruar me 6 shkurt.
Vetëm disa javë më vonë, gruaja filloi të shfaqte simptoma dhe u testua përsëri dhe rezultoi pozitive.
Kjo ka nxitur raporte në lidhje me mundësinë e njerëzve që “ri-infektohen” me COVID-19 edhe pse ata mund të kishin luftuar kundër virusit një herë.
Por, sa realiste është ideja e ri-infeksionit EuroNews pyeti ekspertët.
Ekspertët kanë theksuar se asgjë nuk është me të vërtetë e pamundur ndërsa kërkimet janë duke vazhduar për të zbuluar gjithçka që duhet të dini për virusin.
Por, sa i përket infektimit dy herë, ata zakonisht thonë se është e mundur.
A është një infeksion i vazhdueshëm?
Përgjigja e shkurtë: Mund të jetë.
Plihip Tierno, një profesor i mirkobiologjisë dhe patologjisë në Shkollën e Mjekësisë i tha EuroNews se sëmundja mund të kthehet përsëri. /GazetaShneta/