Shkencëtarët besojnë se koronavirusi nuk do të zhduket dhe do të kthehet çdo vit.
Për shkak se njerëzit asimptomatikë janë gjithashtu bartës të virusit, është e vështirë të përmbahet përhapja e shpërthimit, thanë studiuesit kinez në Pekin, transmeton Gazeta Shneta.
Prandaj, shkencëtarët thonë se nuk ka të ngjarë që virusi të zhduket ashtu si bëri virusi SARS 17 vjet më parë, pasi ishte më lehtë të zbulohej kush kishte virusin, raportoi Bloomberg News.
“Kjo ka të ngjarë të jetë një epidemi që bashkëjeton me njerëzit për një kohë të gjatë, bëhet sezonale dhe mbahet brenda trupave njerëzorë”, tha Jin Qi, drejtor i Institutit të Biologjië Patogjene në Akademinë Kinete të Shkencave Mjekësore.
Bloomberg njoftoi se një konsensus po formon midis studiuesve dhe qeverive më të mëdha në të gjithë botën se virusi nuk ka gjasa të eliminohet.
Që nga fillimi i koronavirusit, studiuesit kanë krahasuar atë me pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918, e cila vlerësohet se ka marrë jetën e 50 milion njerëzve.
Gripi spanjoll përfshiu botën në tre valë: e para në pranverën e 1918, e dyta në shtator të po atij viti dhe e treta në pranverën e 1919.
Gjithashtu në valën e dytë të gripit spanjoll u shkaktuan më shumë vdekje sesa në fazën e parë. /GazetaShneta/