Frank T. Leone, një pulmonolog që drejton Programet e Trajtimit të Duhanit në Pennit, shpesh i kërkohet që shoh pacientët në spitalet e Pennit që pinë duhan. Shpresa është se Leone, mund t’i bindë ata të heqin dorë.
Të enjten ai pa një djalë të ri, një duhanpirës, i cili kishte lënduar këmbën por ishte në panik nga koronavirusi, transmeton Gazeta Shneta.
Koronavirusi tek duhanpirësit mund të shkaktojë infeksione fatale të mushkërive. Mushkëritë e duhanpirësve tashmë janë të dobësuara nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tymit ose substancave të tjera të dëmshme.
Njerëzit në gjithë botën janë edhe më të shqetësuar këto ditë dhe shpesh pyesin nëse është kohë e përshtatshme për ta lënë duhanin.
Natyra e varësisë së cigares e bën të vështirë të ndalet gjatë një krize, thonë ekspertët. Nikotina funksionon në pjesën e trurit dhe ndikon që ta qetësoj atë.
Në një kohë si kjo, duhanpirësit e dinë që janë në rrezik të lartë për probleme nëse infektohen nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Fatkeqësisht, truri i tyre e përjeton ndërprerjen e duhanit si një kërcënim dhe pirja e duhanit është gjëja që i bën duhanpirësit të ndjehen më pak të kërcënuar.
Ekseprtët e mushkërive thanë se ka një arsye të mirë për të dyshuar se virusi i ri do të jetë më i rrezikshëm për njerëzit që pinë duhan. Ekspozimi i shpeshtë ndaj gjërave të tjera që mund të dëmtojnë mushkëritë, siç janë pluhuri dhe ndotësit, gjithashtu mund t’i lënë ata më pak të aftë të shërohen nga infeksioni. /GazetaShneta/