Raporti i publikuar i Entit Statistikor i Serbisë, gjithsejt lindën 64.894 foshnje, derisa mortaliteti i personave është 103.722.
E, për këtë arsye qeveria serbe ka bërë disa ndryshime ligjore për të nxitur shkallën e lindshmërisë, derisa vetë Aleksandër Vuçiq ka tërhjekur vërejtjen për rrezikun e tkurrjes së popullsisë.
Por si qëndron puna me vendin tonë, këtu Enti i Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e fundit për vitin e kaluar.
Sipas “Vlerësimit të popullsisë për vitin 2016” numri i popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2016 është vlerësuar me plot 1,783,531 banorë rezident numër i cili është marrur si e një e dhënë bazike për të vlerësuar numrin e popullsisë për vitin 2017.
Sipas të dhënave nga ASK numri i lindjeve për vitin e kaluar ishte gjithsej 30,275 lindje të gjalla.
E, bazuar në të dhënat nga baza e shënimeve të ASK-së, numri i vdekjeve që janë regjistruar për vitin e kaluar, ishte gjithsej 9,670 vdekje prej tyre me vendbanimin rezident në Kosovë ishin 9,619 raste të vdekjeve.
Sipas ASK-së, popullsia e Kosovës gjatë vitit 2017 është rritur për 20,406 banorë me një rritje vjetore prej 1.13%./Insajderi/