Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), bëri thirrje të hënën për një moratorium (shtyrje) dy-mujor në administrimin e injeksioneve përforcuese të vaksinave COVID-19 si një mjet për të zvogëluar pabarazinë globale të vaksinave dhe parandalimin e shfaqjes së varianteve të reja të koronavirusit.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u tha gazetarëve në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, se ai ishte “me të vërtetë i zhgënjyer” me pjesën e dhurimeve të vaksinave në të gjithë botën, pasi shumë vende luftojnë për të siguruar dozat e para dhe të dyta ndërsa kombet e pasura ruajë rezervat në rritje të vaksinave, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Tedros u bëri thirrje vendeve që ofrojnë doza të treta të vaksinës “për të ndarë me vendet e tjera në mënyrë që (ata) të rrisin mbulimin e tyre rreth dozës së parë dhe të dytë të vaksinës”.
Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Hungarinë, si dhe vende të tjera në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi, tashmë janë duke ofruar ose planifikuar t’u ofrojnë popullatave të tyre injeksione përforcuese (dozën e tretë) të COVID-19.
Në fillim të gushtit, Hungaria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian me 27 anëtarë që lejoi banorët të regjistroheshin për dozën e tretë, dhe më shumë se 187,000 njerëz kanë marrë një dozë të tretë përforcuese deri më tani, sipas statistikave të qeverisë.
Javën e kaluar, zyrtarët shëndetësorë amerikanë njoftuan planet për të shpërndarë dozën përforcuese të COVID-19 për të gjithë amerikanët në një përpjekje për të rritur mbrojtjen kundër një rritje të rasteve që i atribuohen variantit Delta.
“Padrejtësia e vaksinës dhe nacionalizmi i tyre”, rrisin rrezikun e shfaqjes së varianteve më ngjitëse tha Tedros.
“Virusi do të ketë mundësinë të qarkullojë në vendet me mbulim të ulët të vaksinimit, dhe varianti Delta mund të evoluojë për t’u bërë më virulent, dhe në të njëjtën kohë mund të shfaqen edhe variante më të fuqishme”, tha ai. /Gazeta Shneta/