Krijimi i kontaktit me beben tuaj ende pa lindur, përmes këtyre mënyrave

2017-05-09 në ora 13:22

Mos pritni që të kalojnë nëntë muaj të shtatzënisë për të filluar krijimin e një marrëdhënie të fortë me bebën tuaj.

Ju keni mundësi që të krijoni marrëdhënie me beben tuaj ende pa ardhur ajo në jetë.

Provoni këto katër forma për një lidhje të fortë emocionale:

Bisedoni me fëmijën

Sistemi i dëgjimit te një bebe brenda trupit tuaj fillon nga java e 17-të. Bebja fillon të dëgjojë zëra dhe të krijojë lidhje me këta zëra.

Andaj preferohet që ju t’i flisni bebës suaj pranë barkut tuaj në mënyrë që ajo të mësohet me zërin tuaj dhe ta identifikojë pas lindjes.

Bashkëpunoni me komunitetin

Është gjithmonë shumë e rëndësishme që të ndahen përvojat dhe të mësojmë nga njëra-tjetra.

Andaj mbështetuni te këshillat e nënave tjera që kanë kaluar këtë periudhë me komunitet të ndryshme bashkëbisedimi.

Testojeni meditimin

Mund t’iu duket qesharake, por meditimi dhe ushtrime e lehta do t’iu bëjnë më të qeta dhe do t’iu inkurajojnë juve ta shijoni çdo moment.

Mbani ditar shtatzënie

Muajt e parë të mëmësisë do të kalojnë me ngazëllim e kënaqësi, por mos lejoni këto momente të harrohen.

Është tejet bukur që të ruani si kujtime këto momente, që nga fotografitë e ultrazërit e deri te lindja e rritja e bebes suaj./Periskopi/