Ajnishahe Bytyqi, 55 vjeçe, nga fshati Rogovë e Komunës së Gjakovës u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të premten e kaluar. Pasi përfundoi obduksioni, u konstatua se në trupin e të ndjerës kishte pasur shenja dhune.
Shenjat në trup ia kishte shkaktuar F.G, 37-vjeç, i komunitetit rom, derisa tentonte ta dhunonte seksualisht.
Rastin policia po e cilëson si vdekje të dhunshme, përderisa kanë konfirmuar se personi F.G është nën arrest.
“Pas shumë veprimeve hetimore Policia ka arritur që pas pesë ditësh të identifikojë dhe të arrestojë kryesin e kësaj vrasjeje: F. G. lindur më 1981, mashkull/rom/kosovar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i arrestuari po mbahet në ndalim policor dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal”, ka njoftuar Policia, transmeton Gazeta Express.
Gazeta Express ka qëndruar të mërkurën në shtëpinë e të ndjerës, Ajnishahe Bytyqit. Motra e saj, Zyrafetja ka treguar se Ajnishahja prej kohësh ishte ndarë nga burri me të cilin kishte dy fëmijë, e njëjta jetonte e vetme në shtëpinë e saj në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Pas vdekjes së motrës, Zyrafetja kishte ardhur enkas nga Gjermania për varrimin e saj.
“Unë Ajnën e kam motër, të shtunën kam ardhë prej Gjermanie. Kur kam ardhë krejt shpija ka qenë me policë”, thotë Zyrafetja.
Nga ajo që ka dëgjuar nga fqinjët, Zyrafetja rrëfen për kontaktin e fundit që Ajnishahja e kishte pasur me një fqinje të saj, te e cila kishte ngrënë bukë dhe më pas ishte kthyer në shtëpi për ta bërë gjumin.
“U shku te ni gru të ni kojshike, ka nejt masdarke, ka hanger, ka pi, u ardhë me flejt në gjumë në shtëpi. Tani kur u bë të nesërmen kan 9 sahati, nuk e di, lajmi na ka ardhë që Ajna ka vdekë”, rrëfen Zyrafetja.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazetën Express.