Kripa e himalajeve, sekreti i shëndetit më të mirë

2017-07-18 në ora 15:54

Thuajse të gjithë kanë dëgjuar për kristalet mrekulli-bërëse të kripës së Himalajes viteve të fundit, dhe padyshim që i keni parashtruar vetes pyetjen nëse kjo kripë është më e mirë sesa kripa e kuzhinës që e kemi konsumuar deri tani.

Përse është e mirë për organizmin tuaj kjo kripë?

  • Ndihmon në shëndetin vaskular
  • Mirëmbanë shëndetin e mushkërive dhe funksioneve tjera respirative
  • Stabilizon balancin e pH brenda qelizave të trupit
  • Redukton shenjat e plakjes në lëkurë
  • Rregullon gjumin
  • Parandalon dhimbjet muskulore
  • Ngritë hidratimin
  • Forcon eshtrat
  • Zbritë tensionin e gjakut
  • Rregullon qarkullimin e gjakut dhe lëngjeve trupore
  • Detoksifikon trupin nga metalet e rënda.

Për arsyen se kripa e Himalajeve është kripa më e pastër që ekziston në planetin tokë, në bazë të historisë së saj, dhe vendit ku kultivohet, kripa e detit që përdoret në përditshmëri klasifikohet si e dëmshme për organizmin në një sasi të caktuar. Duke e pasur parasysh ndotjen e oqeaneve dhe detërave tona, të cilat po procesohen çdo ditë më shumë, kjo kripë i mund të gjitha opsionet tjera që kemi, për të mbajtur një shëndet më të mirë.

Kripën himaljane mund ta përdoreni në gatim dhe shërim. Gjithashtu, preferohet edhe për inhalimin e rrugëve të frymëmarrjes. /Gazeta Shneta/