Kritikat e grave që i bënë një nëne, e cila vendosi t’ia shpojë veshin vajzës 12-muajshe
Një nënë shpërndau vendimin e saj me nënat e tjera për t’i shpuar veshët e vajzës 12-muajshe.
Duke postua në forumin ‘Netmums’, nëna e paidentifikuar u ekspozua para një vale kritikash, ku disa prej tyre e cilësonin zgjedhjen si ‘abuzim të fëmijëve’, transmeton Gazeta Shneta.
“Jam duke planifikuar që t’ia shpojë veshin vajzës.”, shkruhet në postim, i cili shfaqe në kategorinë ‘bebet – 12 muajshe’.
Nëna pyeti edhe nëse shpimi i veshit të vajzës do të ndikonte në gji dhënie.
Pasi postimi origjinal u vlerësua me shumë negativitet, njëra prej tyre mbrojti nënën, duke thënë se veprimi i tillë nuk është aq i rrezikshëm.
Ndërkaq, reagimet e tjera dolën të jenë mjaft të ashpra. Ndiqini më poshtë:
“Lëje fëmijën të qetë, ajo është mjaft e madhe për të zgjedhur në lidhje me vetën, në rast se dëshiron ta bëjë një gjë të tillë, e bënë pa vendimin tënd.”
“Mendoj se kjo duket tmerrësisht e bezdisshme, pa marrë parasysh se çka do të ndodhte më pas.”
“Kjo është abuzim ndaj fëmijëve dhe mendoj se duhet të bëhet e paligjshme.”