Kruajtja gjenitale pas marrëdhënieve ndonjëherë mund të jetë për shkak të lëkurës së thatë ose mungesës së vajosjes përreth zonës gjenitale.
Në rastet kur kruajtja vazhdon, kjo simptomë mund të jetë një shenjë e një infeksioni, reaksioni alergjik ose infkesioneve seksualisht të transmetueshme (IST), transmeton Gazeta Shneta.
Shkaktarët
Disa shkaqe të kruajtjes gjenitale pas marrëdhënieve janë të njejta pavarësisht seksit biologjik. Megjithatë, disa nga simptomat mund të ndryshojnë. Më poshtë do të diskutojmë alergjitë dhe infeksionet që mund të prekin si burrat ashtu edhe gratë.
Alergji
Alergjia do të thotë që sistemi imunitar reagon fuqishëm ndaj çdo produkti që përmban lateks. Prezervativët ose lubrifikantët latex mund të shkaktojnë simptoma të pakëndshme tek njerëzit me alergji ndaj lateksit. Këto simptoma mund të përfshijnë kruajtje, skuqje dhe ënjtje rreth zonës gjenitale pas aktivitetit seksual.
Sëmundje të transmetueshem seksualisht
Sëmundjet e transmetueshme seksualisht shpesh nuk shkaktojnë simptoma por ato ndonjëherë mund të shkaktojnë kruajtje vaginale pse penile. Kjo kruajtje dhe çdo simptomë tjetër, që varet nga lloji i sëmundjeve të transmetueshme mund të duhen disa ditë për tu shfaqur.
Trajtimi
Përdorimi i prezervativëve mund të parandalojnë një reaksion alergjik ndaj spermës. Njerëzit gjithashtu mund të marrin trajtim për një alergji ndaj spermës.
Për njerëzit me alergji ndaj spermës ose lateksit mjeku mund të përshkruajë një auto-injeksion epinfrin.
Nëse keni thatësi vaginale, duhet të përdorni hidratues vaginal. Është e rëndësishme të përdorni një hidratues që prodhuesit e dizajnojnë posaçërisht për këtë qëllim dhe të mos vendosni locione tjera në vaginë./GazetaShneta/