Kruarja apo acarimi i lëkurës kudo në trup cdo herë shkakton parehati. Por kur ndodh në zona intime të ndjeshme si: vagina apo vulva mund të jetë edhe më shumë e pakëndshme.
Këto kruarje mund të kalojnë në infeksion, prandaj ato nuk janë krejtësisht të pa rëndësishme, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Por, çfarë e shkakton këtë irritim të vaginës?
-Vaginoza bakteriale, mund të jetë njëra prej arsyeve që shkakton kruarje, bakteret e gabuara që fillojnë dhe rriten në këtë pjesë të trupit, dhe manifestohen me djegie, rrjedhje apo aromë tjetër.
-Sëmundje që janë seksualisht të transmetueshme, siç janë lytha gjenitale, gonorrea apo herpesi shkaktojnë acarim të lëkurës në këtë pjesë.
-Infeksioni vaginal, që shfaqet në formë të puçrrës dhe pothuajse çdo grua e përjeton një herë të paktën gjatë jetës së saj.
-Menopauza, për shkak të rënies së estrogjenit mund të shkaktojë që muret vaginale të jenë të holla dhe të thata.
Gjithashtu edhe një numër i madh i kimikateve apo sëmundjeve të tjera të lëkurës si: lebroza ndikojnë në irritimin e vaginës./Gazeta Shneta/