Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë emëruar djalin e tyre të porsalindur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.
Foshnja lindi të mërkurën, dhe iu dha emri i mesëm Nicholas për nder të dy mjekëve që trajtuan Boris Johnson ndërsa ai vuante nga koronavirusi muajin e kaluar shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
“Wilfred sipas gjyshit të Boris, Lawrie sipas gjyshit tim, Nicholas sipas Dr Nick Price dhe Dr Nick Hart – të dy mjekët që shpëtuan jetën e Boris muajin e kaluar,” tha Carrie Symonds në llogarinë e saj private në Instagram të shtunën.
“Faleminderit shumë, për ekipin e mrekullueshëm të maternitetit NHS në UCLH që kujdesej për ne aq mirë. Nuk mund të isha më e lumtur. Zemra ime është e mbushur,” shtoi ajo.
Johnson u kthye në punë të hënën, pasi u bë lideri i parë botëror që u sëmure me koronavirus në mars.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar kaloi tre net në kujdes intensiv në fillim të prillit, përpara se të përmirësohej gjendja e tij. /Gazeta Shneta/