Kryeministri Hoti: Gjendja është tepër serioze, nëse rastet rriten, do i kthejmë masat

2020-06-12 në ora 20:05

Kryeministri Avdullah Hoti në konferencën për media tha se situata është tepër alarmante.

Hoti paralajmëroi se nëse nuk respektohen masat, atëherë do të detyrohen t’i kthejnë masat kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.

“Sot kam marrë informata nga Instituti dhe situata është alarmante”, u shpreh ai.

Tutje ai tregon se kanë gati manualin i cili jep udhëzimet e sakta se si duhet të silleni.