Kryeministri mbetet pa këshilltarin për shëndetësi në kohën më të vështirë me pandeminë

2020-11-18 në ora 11:07

Gastroenterologu Dr. Visar Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit Avdullah Hoti.

Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se ndjehet mirë për arritjet e tij gjatë kësaj periudhe sa ka qenë në këtë pozitë, transmeton Gazeta Shneta.

“Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Arsyet janë të mijat dhe mbesin të tilla. Ndjehem mirë me përpjekjet e ndonjëherë edhe me arritjet që kam mbërri me ia bërë vendit nëpërmjet asaj zyre”, ka thënë Berisha.

Megjithëse ka dhënë dorëheqje në kohën më të vështirë për Qeverinë Hoti e cila po përballet me pandeminë Covid-19, Berisha nuk ka dhënë detaje nëse kjo situatë është arsyeja e dorëheqjes së tij.

Ai ka shkruar tutje se “Parimet, lojaliteti ndaj Republikës dhe barazia kanë qenë ato që më kanë nxitë me qenë pjesë e projektit politik për këta muaj. Të njëjtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjë në to”. /Gazeta Shneta/