Kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi, është fotografuar derisa po drekonte bashkë me ish-drejtorin e Klinikës së Radiologjisë Bujar Gjikolli
Një drek në Shqipëri i ka bërë bashkë kryeprokurorin e Prishtinës Kujtim Munishi, dhe ish-drejtorin e Klinikës së Radiologjisë Bujar Gjikolli, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas autorit të fotografisë i cili ka kërkuar të mbetet anonim, fotografia është bërë në një restoran në Shëngjin gjatë muajit maj, kohë kjo kur Gjikolli ende mbante pozitën e u.d. drejtorit në klinikë.
Gazeta ka kontaktuar Munishin dhe Gjikollin për të mësuar më shumë detaje rreth këtij takimi, por asnjëri nga ta nuk i janë përgjigjur thirrjeve dhe pyetjeve të Gazetës.
Por kjo nuk është hera e parë që kryeprokurori dhe radiologu shihen së bashku. Munishi kishte marr pjesë edhe në një simpozium të organizuar nga Gjikolli vitin e kaluar në Kolegjin AAB. /Gazeta Shneta/
Kryeprokurori i Prishtinës merr pjesë në një simpozium të organizuar nga drejtori i Radiologjisë