Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka paralajmëruar grevë të rëndë dhe të dhimbshme siç e ka quajtur ai, për realizimin e kërkesave për rritje të rrogave.
Syla ka thënë se Qeveria nuk po interesohet për kërkesat e atyre dhe shëndetësinë, transmeton Gazeta Shneta.
“Ne kemi vendosur që të fillojmë grevën e rëndë, të dhimbshme por të domosdoshme. Është injoranca e tepruar e shtetit karshi mjekësisë. Qeveria dhe qeveritë janë udhëhequr nga injorantë e ta pa ditur për shëndetin”, ka shkruar Syla në facebook.
Ai ka shtuar se Qeveria po bënë ekonomi me 2 miliardë Euro, por pyet se kush do t’i gëzojë ato para, të sëmurët apo të shëndoshët.
“Greva do të jetë e fortë, por ju lutëm ndihmojeni vetën. Është e tmerrshme, ejani të gjithë më 27.04.2017, stop krimit në shëndetësi, ejani t’i ruajmë punëtorët heronjtë e shëndetësisë”, ka bërë thirrje Syla. /Gazeta Shneta/