Kryesindikalisti i shëndetësisë, Blerim Syla, ka protestuar ashpër ndaj kompanisë KEDS.
Syla kishte shkuar të bëjë pagesën e rrymës në zyrën e KEDS-it në sheshin Nënë Tereza, por kur mbërriti aty e gjeti derën mbyllur, raporton Gazeta Shneta.
Ndonëse orari zyrtar i punës i lejonte Sylës që të kryej pagesën, atij i thanë se është duke u bërë dorëzimi i ndërrimit.
Ai nuk mundi ta pranoj këtë arsyetim, pasi i kishte ndodhur disa herë e njëjta gjë dhe trokiti fort në derë dhe protestoi ashpër ndaj zyrtarëve.
“Duhet t’ju vije turp qe na lini te presim per t’ju dhene para”, iu ka thënë Syla.
Syla është përkrahur edhe nga qytetarë të tjerë të cilët ishin duke pritur para derës për t’u hapur për ta bërë pagesën.
Pas grindjes me zyrtarët e KEDS-it dhe sigurimin, është thirrë edhe Policia e Kosovës për intervenim.
Gazeta Shneta do t’ju informojë më tepër detaje rreth këtij rasti në vazhdim. /Gazeta Shneta/