Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar përsëri për të mbështetur lajmin e mirë se edhe sot pas shpalljes së rezultateve të mostrave, në Prishtinë nuk e kemi asnjë rast të ri me Covid-19.
Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se janë shëruar edhe nëntë (9) pacientë nga Prishtina me Covid-19 transmeton Gazeta Shneta.
Poashtu, Ahmeti ka shtuar se aktualisht janë vetëm pesë (5) raste aktive me koronavirus.
Postimi i plotë i kryetarit Ahmeti:
“Edhe sot asnjë rast në Prishtinë, e 9 të shëruara. Pra, prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë. Por sot lajm edhe më i mirë është që kemi vetëm një rast shtesë në krejt Kosovën nga 194 testime”. /Gazeta Shneta/