Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpallur punonjëset e ditës që kanë ndihmuar në kujdesin primar të qytetarëve.
Ai përmes rrjetit social facebook, ka falenderuar në veçanti Dr. Vildane Blakçori – Çitaku dhe infermierën Valbona Jashari për kontributin e dhënë ndaj qytetarëve të cilët potencialisht kanë qenë të dyshuar me Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:
PUNONJËSET E DITËS
Gjatë periudhës së pandemisë Dr. Vildane Blakçori – Çitaku dhe Infermierja Valbona Jashari kanë kontribuar dhe kanë ndihmuar në kujdesin parësor të qytetarëve të Prishtinës të cilët potencialisht kanë qenë të dyshuar për Covid -19.
Faleminderit shumë për kontributin tuaj.
Ju jemi mirënjohës gjithmonë!