Kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës, Bule Elezi, ka hapur punimet e Kongresit të parë Kombëtar të Profesionistëve Shëndetësorë.
Elezi ka deklaruar se ofrimi i shërbimeve shëndetësore më cilësore është qëllimi përfundimtar i këtij Kongresi. Mbi të gjitha ajo ka falënderuar të gjithë partnerët dhe sponsorët në jetësimin e kësaj iniciative, transmeton Gazeta Shneta.
Në hapjen e Kongresit ka folur edhe Fekrije Hasani, përfaqësuese nga Ministra e Shëndetësisë. Ajo ka thënë se njohuritë dhe kompetencat që zhvillohen përmes këtyre programeve i kontribuojnë zhvillimit profesional dhe licensimit të profesionistëve shëndetësorë.
“Disa prej organiatorëve të këtij kongresi janë ish-studantë tanë të cilët mundohen që përmes këtij aktivizmi që tregon shkallë të lartë të profesinalizimit, të avancojnë shëndetësinë në Kosovë”, ka deklaruar Hasani.
Gordana Beshillosvska, Kryetare e Unionit të Motrave Medicinale, Teknikëve, Akusherëve, Laborantëve dhe Motrave Stomatologjike në Maqedoni, ka përcjell përshëndetjet më të përzemërta nga Republika e Maqedonisë. Ajo mbi të gjitha theksoi se “Neve na bashkon puna humane që e bëjmë dhe shpresoj të vazhdojmë gjithmonë bashkëpunimin!”.
Naser Rrustemi, Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovë, i uron sukses kongresit dhe premton bashkëpunim në të ardhmen për iniciativa të tilla që i kontribuojnë edukimit të vazhdueshëm profesional.
Naxhije Fetai, Kryetare e Shoqatës të Motrave Medicinale, Teknikëve, Mamive, Laborantëve të Maqedonisë, ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje dhe mbështetje duke vlerësuar përkushtimin që të gjithë pjesëmarrësit nga treva të ndryshme shqiptare, kanë bërë për këtë profesionin të bardhë e dinjitoz. Ajo më tutje shtoi se si larmia e këtij kongresi siguron profesionalizëm që e qon përpara shkencën në secilën fushë.
Ky kongres është sponsorizuar edhe nga Gazeta Shneta me përkrahje mediale.