Anesteziologu dhe intensivisti shqiptar në Francë Dr. Vedat Eljezi, në një intervistë për Gazetën Shneta ka folur për gjendjen me koronavirus në vendin ku punon.
Eljezi ka treguar se përkundër përgatitjeve që i ka bërë sistemi shëndetësor në Francë, mjekët dhe infermierët po përballen me mungesë të materialeve mbrojtëse si dhe mungesë të barnave për trajtimin e pacientëve.
Anesteziologu ka shpjeguar për kategoritë e pacientëve të cilët po përfundojnë në mjektimin intensiv, si dhe trajtimin e tyre me metodën e kthimit përmbys gjatë ventilimit në rastet kur pacientët janë në gjendje të ARDS-së (sindroma e distresit respirator akut). Intensivisti ka treguar se kjo metodë e cila njihet edhe më herët, ka ndihmuar rastet për shërim nga koronavirusi.
“Kthimi ventral i pacientit mundëson hapjen e alveolave të cilat kanë qenë të mbushura me edemë në pjesën e pasme dhe përmirëson oksigjenimin e pacientit, por për të qenë efikas natyrisht se duhet përgatitje e mirë profesionale, punë ekipore dhe mbi të gjitha mjete sepse nuk mund të bëhet me një ventilator të thjesht”, ka thënë Eljezi.
Eljezi ka folur edhe për kolegët e tij në Kosovë për të cilët ka thënë se janë mjaft të përgatitur në aspektin profesional dhe njerëzot për të trajtuar pacientët në mënyrë adekuate që janë në mjekimin intensiv nga Covid-19.
Ndiqeni intervistën e plotë: