Ku po i dërgon Blero lodrat e Tarës

2018-08-18 në ora 11:01

Jo rrallëherë artistët shqiptarë mundohen të jenë solidar me të tjerët, dhe si duket këto aktivitete nuk kanë të ndalur.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi edhe këngëtari i njohur i skenës shqiptare Blero, i cili është së bashku me vajzën e tij Tarën, që kanë marrë pjesë në inaugurimin e një dyqani të lodrave në Prishtinë.

“Jam krenar me ty Tara”, shkruan Blero në mbishkrimin e një kësaj fotografie.

Atyre iu është mundësuar që në 60 sekonda, Tara aq sa do të ishte e zonja të mbledh lodra, të gjitha do të shkonin për bamirësi, të gjitha këto  lodrat e mbledhura do të shkojnë për bamirësi për fëmijët e SOS Fshatrave në Kosovë./Kosovarja/