Vajza 4-vjeçare me fat nga Geelong është shëruar nga aksidenti tronditës, por nënës së saj nuk i largohet nga fytyra momenti kur ishte futur në kuzhinë.
Savannah është ende buzëqeshur dhe është e lumtur të kthehet sërish në kuzhinë, por për fat të keq, nuk do të mund të pijë më lëngun e frutave.
Katërvjeçarja u dërgua në Spitalin Geelong dhe u fut në kirurgji, pasi dora e saj ishte futur në shtrydhësen e frutave, transmeton Gazeta Shneta.
Anthony Woodbury, babai i vajzës, i ktheu shpinën asaj për vetëm një sekondë përderisa ishte duke bërë lëng të freskët portokalli me Savannah katërvjeçare.
“Largova mbeturinat nga shtëpia, kur u ktheva pashë tmerrin.”, tha babai Melbourne Melbourne për 7News.
U desh të ja ngjitnin sërish gishtin tregues, pasi që i ishte këputur krejtësisht.
Por babai, Anthony thotë se vajza e tij është shumë me fat në krahasim me mënyrën se si u përkeqësua situata.
Mjekët gjithashtu thonë se vajza me fat nuk do të ketë ndonjë efekt anësor afatgjatë të aksidentit./Gazeta Shneta/