Kujdes! Ka raste që ngelesh shtatzënë edhe nga seksi anal

2017-07-11 në ora 18:36

Doktorët konfirmojnë idenë se gratë mund të mbesin shtatzëna nga seksi anal. Urologu Dr. Brian Steixner ka bërë të ditur se ka trajtuar një paciente që kishte mbetur shtatzënë pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale me partnerin e saj.

Ajo kishte një gjendje të rrallë të quajtur “keqformim kloakal”, i cili prek një në 50,000 njerëz. Kjo ndodh kur, në fazat e parë të shtatzënisë, zorra e trashë, vagina dhe uretri nuk arrijnë të ndahen në tre tuba të veçanta. Në këtë rast urina dhe jashtëqitjet kalojnë në të njëjtin kanal, i cili hapet tek zona mes anusit dhe valvulës.

Kjo gjendje e rrallë mund të trajtohet me anë të operacionit për të krijuar tre kanale të ndara dhe dy hyrje, një anus dhe një vaginë. Vajza i ishte nënshtruar një operacioni të tillë kur ishte e re, por si duket procedura nuk ka shkuar ashtu siç duhet.

Ndoshta nga gabimi i mjekëve apo sepse trupi i saj nuk ka reaguar siç duhet pas operacionit, por vajzës i ishte formuar një fistul, një lidhje jonormale midis organeve (në rastin e saj, mitra ishte lidhur me zorrën e trashë). Çdo muaj, gjatë ciklit menstrual, ajo kishte gjakderdhje nga anusi.

“Vajza kishte kryer vetëm seks anal para se të ngelej shtatzënë, ndoshta ngaqë ajo nuk kishte mundësi të penetrohej në vaginë. Pasi i bëmë disa teste, kuptuam se gruaja kishte ngelur shtatzënë nga seksi anal”, tha dr. Steixner për revistën Men’s Health.

Në këtë rast, çdo formë e lindjes natyrale është e pasigurt, thotë doktori, prandaj kanë vendosur që pacientja të lindë me anë të operacionit.