Kujdes me këtë gjë vajza!

2017-03-10 në ora 21:04

​Një vajzë e re është verbuar pjesërisht dhe ka marrë disa djegie nga një tretman 3£ për qerpik duke i shkaktuar kështu plagë rreth syve.

Këngëtarja Masha Kuznetsova duhet të grimohet sa herë që ajo del në skenë. Por pavarësisht përdorjes së maskaras gjatë secilës performancë, prindërit e vajzës vendosën që vajzës së tyre t’ia ngjyrosin qerpikët.

Ata e quan Mashan në një sallon bukurie në qytetin e Volgogradit, në jug-lindje të Rusisë.

Çifti tha se ata paguan 3£ që vajzës së tyre për të ia lyer vetullat dhe qerpikët, , transmeton Zeri.

Babai i Mashas Sergey Kuznetsov 42 vjeçar tha: “ Në sallon nuk na dhanë ndonjë lajmërim rreth ndonjë rreziku. Dhe ne as qe kemi mundur ta paramendojmë se ajo do të ketë një fytyrë të shëmtuar, djegie nga kemikatet dhe humbje të pjesërishme të pamjes në njërin sy.”

“ E tëra ndodhi dy muaj më parë dhe ajo ende ka dhimbje dhe e pa aftë që të përformoj prapë. Por paaftësia për të përformuar është nuk është shqetësuese për ne, por se ajo ka dhimbje dhe se kjo është një gjë e tmerrshme për vajzën tonë.

Ajo ishte e lumtur, kurse tani ndihet e pashpresë dhe e mërzitur, e cila dëshiron vetëm të fshihet në dhomën e saj gjithë kohën-tha babai i Mashas.

Ai tha se Masha ishte e lumtur kur ajo ishte zgjedhur si solo këngëtare për të përformuar në korin e Volgograd Cossack.

Ai shtoi po ashtu: “ Në sallonin e bukurisë na sugjeruan se ngjyrosja e vetullave dhe qerpikëve do t’i shkurtonte kohën për t’u përgatitur, dhe ne u pajtuam.”

Kur e gjitha shkoi keq, unë u shokova saqë ata as që kërkuan falje.

Do t’i paraqesë në gjyq dhe do kërkoj kompensim – tha babai i vajzës.

Ekspertja për grimosje Elena Antonova 33 vjeçare tha për mediat ruse se nëse kemikatet e përdorura për grimosje nuk janë përzier si duhet ato do mund të kenë shkaktuar dëmtim të syve të 13 vjeçares.