Kujdesi ndaj higjienës së pjesëve intime tek femrat është shpesh sfidë në vete për shkak të përzgjedhjes së produkteve për pastrimin e tyre.
Shumë femra përdorin sapunë dhe gjel të llojeve të ndryshme për pastrimin e pjesëve delikate.
Mirëpo, përdorni i tyre nuk po del të jetë aq i mirë, transmeton Indeksonline.
Sidomos sapunët, janë ata të cilët mund të bëjnë që lëkura të thahet dhe irritohet në atë pjesë.
Është mirë që pjesët intime të shpëlahen vetëm me ujë të vakët.
E nëse duhet të përzgjidhni gjithsesi një produkt, bëni mirë të konsultoheni me një dermatolog.
Një tjetër gabim që nuk duhet ta bëni është që të pastroni pjesët intime me sapunët apo shamponët që i përdorni për pastrimin e flokëve dhe trupit ngaqë mund të shkaktojnë ndonjë infeksion apo irritim të lëkurës./Indeksonline/