Si prindër të rinj, mund të habiteni se sa mendoni, flisni dhe shqetësoheni për beben tuaj, dhe gjendjen shëndetësore të tij.
Kur një foshnjë, kryen nevojat fiziologjike rregullisht, kjo nënkupton që gjithçka me të ëshë në rregull, dhe nuk duhet të keni ndonjë shqetësim.
Por zakonisht ushqimi që i jepni bebes suaj, ndikon që foshnja vuajë nga kapsllëku, prandaj një shikim në dietën e foshnjës suaj do të bëjë mirë.
Në fakt, bebet e porsalindura në muajt e parë nuk kanë ndonjë problem të tillë, për shkak të ushqimit të lëngshëm që ata tërë kohën përdorin, transmeton Gazeta Shneta.
Por kur i jepni edhe ushqime të tjera pas një kohe, e vëreni se jashtëqitja e bebes suaj ndryshon dukshëm.
Ushqimet që kanë fibra të ulëta mund të ndikojnë që foshnjat të mos përpunojnë këto ushqime si:
Orizi i bardhë, bukë e bardhë dhe makarona, po ashtu edhe produktet si: djathi apo kosi.
Fibrat janë shoqëruesi më i mirë, ato mund të ndihmojnë në jashtëqitjen e foshnjave, si: krundet, makarona dhe oriz me ngjyrë kafe./Gazeta Shneta/