Shtatë vjeçarja Megan Donald ishte në shkollë, kur mësuesja e saj e thirri nënën për t’i treguar se vajzës i ka ngecur gjuha në shishen e ujit.
“Shishja ishte ende e mbushur me ujë dhe ishte shumë e rëndë dhe ia tërhiqte gjuhën vajzës. Mësuesja ia mbante”, ka treguar nëna Natalie.
“Nuk mund të tërhiqej pasi e kishte zënë gjuhën dhe ajri e kishte bllokuar”, ka shtuar ajo.
Nëna thirri menjëherë ambulancën dhe mjekët arritën t’ia tërheqin gjuhën nga shishja.
Doktorët u detyruan të përdorin një sharrë për ta prerë shishen.
Kur e hoqën e panë se vajzës i ishte ndryshuar ngjyra e gjuhës pasi e kishte mbajtur për 4 orë. /Gazeta Shneta/