Kujdes: Mos ja bëni këtë bebes tuaj!

2017-05-26 në ora 07:09

Mjekët australianë u kanë bërë thirrje të gjithë prindërve të fëmijëve të porsalindur të kenë kujdes me pasojat që mund të ketë lidhja dhe mbështjellja me pelena.

Praktika e lidhjes së bebes, shumë e ndjekur edhe në vendin tonë, mund të çojë edhe në nevojën për operacion në zonën e legenit.

Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’ua qetësuar atyre dhimbjet e barkut dhe për t’i ndihmuar të flenë, madje shihet edhe si një mënyrë për të parandaluar vdekjen e papritur të tyre, shkruan Shekulli.

“Në komunitetin e mjekëve ortopedë të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve është një shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, thonë ata.

Fëmijët duhet të jenë të lirë që t’i lëvizin këmbët dhe t’i përkulin në “pozicionin e bretkosës”, thonë mjekët.