Përveç që janë të detyruar të blejnë barërat gjatë kohës sa janë duke marrë trajtime në spital, pacientët detyrohen të blejnë pajisje edhe për mjekë.
Shumë ankesa janë drejtuar në drejtim të klinikës së Gjinekologjisë në kryeqytet, për shkak se po rëndohen me pagesa për pajisje për mjekët për të bërë një lindje.
Në disa foto të dërguara në redaksinë e Indeksonline, një qytetar tregon se duhet të blejë përveç barnave edhe pajisjet në mënyrë që gruaja e tij të mund të hyjë në sallën e operacionit, duke përfshirë gjërat elementare si: gjilpëra, shiringa, kompresa sterile si dhe fasha e maska për doktor.
Derisa, SSHKUK dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë rast edhe përse ishte premtuar nga kjo e fundit nga këshilltari për media i ministrit të Shëndetësisë, Albatrit Matoshi.
Përveç kësaj problematike, shumë pacientë në klinika të ndryshme të QKUK-së shpesh herë janë ankuar edhe për mungesë të barërave esenciale./Indeksonline/