Kujdes, pamje të rënda! Kështu përfundon kur përdor gjërat pa lexuar udhëzuesin

2017-03-12 në ora 21:38

Tajla Duri, publikoi në Facebook, fotot tronditëse të syve të saj pasi u përpoq të pikturojë vetullat.

Vetëm disa orë pas i gjyrosi ato, fytyra e saj u fry, syte iu mbushën me qelb dhe lëkura rreth ballit iu dogj.

“U zgjova pothuajse e verbër. Sytë e mi ishin bërë si dy balona. Unë fillova të qaj e të bërtas”, tha ajo në një status në Facebook, shkruan Express.

Tajla u shtrua në spital pasi që ajo nuk ndoqi udhëzimet e detyrueshme që ka çdo prodhues bojërash, sipas të cilës duhej të bëhej një test 24 orë para aplikimit të produktit.

Prandaj, ajo përfundoi me djegie kimike. /Gazeta Shneta/