Sidomos për familjet me fëmijë të vegjël, kur janë në lëvizje, letrat e lagura kthehen në domosdoshmëri por janë disa gjëra që duhet t’i dini për përdorimin e tyre!
Specialistët thonë se kanë disa kimikate në përbërje që nuk janë në dobi të shëndetit të fëmijëve.
Dr. Mary Wu Chang, profesor i dermatologjisë dhe pediatrisë në Universitetin e Connecticut – Shkollës së Mjekësisë, provoi se Methylisothiazolinone, substanca kimike që gjendet te to, mund të shkaktojë alergji tek foshnjat dhe fëmijët.
Ajo që duhet të bëni është të kontrolloni nëse letrat e lagura përmbajnë përbërës të dëmshëm si ai që përmendëm më lart.
Për fat të keq, ky nuk është shqetësimi i vetëm pasi shumë letra të lagura përmbajnë flagranca të ndryshme, derivate të kimikateve sintetike. Ajo që mjekët rekomandojnë është të shmangni sa më shumë përdorimin e këtyre letrave e mundësisht t’i zëvendësoni me peceta të thata./living