Dyqanet më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar si Mothercare, Leëis dhe Tesco kanë tërhequr nga shitja jastëkët, të cilët përdoren për pozicionimin anash të bebeve.
Kjo ka ardhur si rezultat i disa vdekjeve të dyshimta të foshnjeve që janë vendosur në këta jastëkë. Shqetësimi është ringritur këtë javë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Federata Amerikane për Ushqim dhe Medikamente, e cila është përgjegjëse për shëndetin publik kishte paralajmëruar rrezikun e përdorimit të jastëkëve që në vitin 2010, pasi u raportuan 12 vdekje të foshnjeve rreth 13 vjet më parë.
Foshnjet e vendosura në këta jastëkë mund të rrotullohen anash dhe në pamundësi për t’u kthyer me kurriz mbyten.
“Ky produkt shkakton mbytjen dhe çon deri në vdekjen e foshnjeve”, thuhet në komunikatën e FDA-së.”
Pas këtij paralajmërimi rrjeti i njohur i dyqaneve MotherCare është shprehur se do t’i tërheqë nga tregu këta jastëkë.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe rrjeti i shitjeve online Ebay.
“Duke marrë në konsideratë rekomandimet e autoriteteve amerikane produkte të kësaj natyre nuk do të shiten më online nga ne, – u shpreh zëdhënësi i Ebay për Daily Mail.
Këshilla se si të vendosni beben të flejë:
Gjithmonë duhet ta vendosni beben të flejë në kurriz. Asnjëherë barkaz ose anash.
Mënyra më e sigurt për bebin është në një shtrat të ndarë po në të njëjtën dhomë me ju.
Ka rreziqe serioze nëse flini në të njëjtin shtrat me foshnjen.