Një fotografi e ‘Kinder Eggs’ është shpërndarë sot në Facebook ku shihet falsifikimi i skadimit të afatit.
Mjekja Njomza Xhemaj ka postuar fotografinë e ‘Kinder Surprise’ së cilës mbi datën e skaduar i është ngjitur një tiketë e falsifikuar, transmeton Gazeta Shneta.
Data e parë e skadencës është më 24.08.2017, ndërsa në tiketën e re është vendosur data 29.06.2018.
Bëni kujdes prindër kur dëshironi t’i gëzoni fëmijët me produkte të tilla, para se t’ua rrezikoni shëndetin. /Gazeta Shneta/