Është mëse e rëndësishme për shtatzënat të përkujdesen për dhëmbët e tyre gjatë shtatzënisë. Kjo gjë është e domosdosshme për arsyen se gjatë kësaj periudhe mund të paraqiten probleme dentale të shkaktuara nga ndryshimet hormonale në trupin e femrës.
Veç kësaj, disa procedura dentare nuk preferohet nga doktorët për shkak të rrezikut potencial në dëmtimin e fetusit.
Ndryshimet hormonale që shfaqen gjatë shtatzënisë, veçanërisht rritja e progesteronit, mendohet të jetë përgjegjës për shfaqjën e gingivitit dhe periodontitit në dhëmbë. Kjo përfshinë inflamacionin, gjakderdhjën në mishin e dhëmbëve, dhe infeksionet në raste specifike.
Pastrimi dentar i dhëmbëve është i sigurt dhe rekomandohet gjatë shtatzënisë, sepse mund të ndihmoj në parandalimin e problemeve të lartëpërmendura, shkruan news-medical.net.
Përpos këtij pastrimi, disa procedura dentare siç është pastrimi i kanalit të dhëmbit, shpesh herë është i preferueshëm për shtatzënënat.
Në raste të veçanta kur mjekimi është i nevojshëm gjatë kësaj periudhe të jetës së një femre, preferohet që të kërkoj ndihmë nga stomatologu gjatë javës së 13 deri në të 28 të shtatzënisë.
Gjithashtu, të gjitha këto paciente duhet të largohen me çdo kusht nga fotografimet me valët X (Dental X-Rays), në mënyrë që fetusi të mos i ekspozohet rrezatimeve, transmeton Gazeta Shneta.
Prandaj, përkujdesuni për dhëmbët tuaj që të mos keni probleme të tilla.
Mënyrat e kujdesit që preferohen nga të gjithë stomatologët, padyshim janë:
Larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë
Pastrimi me fije dentare
Përdorimi i shpërlarësve të gojës antibakterial./Gazeta Shneta/