Vendimi skandaloz për ndalimin e veshjes së trikove në fluturimet e avio kompanisë më të madhe amerikane ka tronditur rrjetet!
Vendimi shokues ka nxitur reagim zinxhirë te gratë e zemëruara në rrjetet sociale, të cilat nuk po e kuptojnë pse udhëtimi me triko do të rrezikonte dikë madje edhe imazhin e ndonjë kompanie fluturimi!!
Vetëm dy muaj pasi parlamenti Britanez i ka lejuar punëdhënësve t’i kushtëzojnë punëtoret e tyre me veshjen e takave të larta në punë, lindi tirania e re në kodin e veshjes për femra! Gjegjësisht, gjatë fundjavës kuptuam se dy adoleshenteve i është ndaluar të udhëtojnë në udhëtimin javorë të tyre me kompaninë United Airlines nga Denveri në Mineapolis, për shkak të veshjes së trikove.
“Stjuardi kryesorë i ka kushtëzuar të veshin fustan mbi trikot, ose nuk do t’i lejohet të udhëtojnë. Prej kurë ekipi i United Airlines u bë policia e modës”?, ka twituar dëshmitarja e shokuar, Sharon Watts, transmeton femra.net.
Sapo janë nxehur rrjetet sociale, kompania ajrore ka reaguar me drejtimin në të cilin ka theksuar se vajzat ishin mikesha të të punësuarve, ashtuqë për këtë i nënshtrohen kodit të veshjes së kompanisë. Pas sulmit për seksizëm United Airlines ka deklaruar se trikot janë të “mirëseardhura” në fluturimet e tyre.
Është interesant se ky skandal ka ndodhur në momentin kur trikot bëjnë pjesë në një nga trendet më frekuentuese të sezonit të cilat tani nuk vishen vetëm për stërvitje, por edhe jashtë palestrës – në punë, shetitje, për kafe me mikeshat dhe të gjitha aktivitetet tjera.
Trikot kanë qenë pjesë përbërëse e koleksionit Balenciaga, Celine dhe Maxmara por edhe Chanel i cili Moss-in e re, Lottie-n i ka veshur me triko të shkurtë, të shkëlqyeshëm në shfaqjen e saj Metiers d’Arts, kah fundi i vitit të kaluar. Në ndërkohë, shitja e trikove në online sajtin luksoz Net-A-Porter është rritur për 20% në krahasim me vitin e kaluar. /Gazeta Shneta/