Mijëra libra janë shkruar për heroizmat e nënave e po aq këngë u thuren atyre.
Mother.ly ka publikuar një shkrim shumë të ndjeshëm se çka do të thotë të jesh nënë. GazetaShneta ua sjellë të përshtatur në shqip. Nuk mbajmë përgjegjësi për lotët që mund të derdhen…
Amësia është e mbushur plot me kundërshti!
Ju sakrifikoni gjumin tuaj që fëmija juaj të fle pak më gjatë. Pastaj e kaloni tërë ditën duke kërkuar një moment të lirë për të bërë një sy gjumë, e në anën tjetër qëndroni zgjuar pa ndonjë arsye të veçantë vetëm që ta admironi të voglin tuaj tek ju vështron i humbur në sytë e tu kërkues.
Ndjeheni se qelizat e trurit po ju shterrohen, por kjo ndodh për shkak se keni ‘mijëra’ punë për të bërë, shumë anëtarë për t’u kujdesur në të njejtën kohë.
Një moment paqeje është i vështirë për t’u gjetur sepse ju jeni gjithmonë duke u prekur nga dikush; dikush gjithmonë është duke të ta thirrur emrin, duke të të shtrenguar dorën e tërhequr flokët! Dhe krejt papritur vetmia ju godet si rrufe, anipse kur hedhni shikimin nëpër dhomë, i shihni tërë ata njerëz që i keni pranë vete.
Ju shkon në maje të hundës kur ju kërkojnë pa pushim, por me çdo pavarësim që fëmija e bën ndaj jush, ju ndjeni se nuk doni t’ju ikin kurrë nga duart.
Doni t’i mbani afër sepse e dini se po bëtë një punë të mirë si nënë, atëherë fëmijët do e ndjekin shembullin tuaj për tu bërë fëmijë të pavarur që dinë se çfarë duan në jetë.
Ndjeheni se nuk dini asgjë prej gjëje kur në sekondin tjetër, me sinjalin më të vogël intuitiv mund ta kuptoni me saktësi të mprehtë se çfarë po kërkon fëmija edhe pa folur.
Në një moment doni të bërtisni me tërë fuqinë tuaj, të nxjerrni në pah anën tuaj të egër dhe të mos ia dini për gjë, por krahët tuaj janë krijuar të jenë foleja e të vegjëlve tu, edhe nëse ti je arsyeja pse ata janë mërzitur sot.
Mund t’i mësoni për botën; t’i mësoni të thonë “Të lutem” e “Faleminderit”; t’i mësoni mirësinë dhe guximin; çfarë do të thotë të jesh një shok i mirë. E pavarësisht krejt këtyre mësimeve, në mesin e krejt këtyre njohurive e shpjegimeve që ti bën – ndalesh dhe mendon se si amësia është si një pasqyrë ku ti e sheh aq qartë karakterin tënd si njeri; dhe reflekton në vete nëse njëmend ato mësime je duke i aplikuar ti në jetën tënde.
Ti dhuron, e dhuron, e dhuron, e dhuron…
Je e bindur se pellgu po thahet. Betohesh, i ngreh duart lartë e i thua mendjes se “nuk mundesh më”!
Dhe pastaj ata të kërkojnë diçka, e ti dhuron edhe një herë tjetër.
E kur e zë veten duke e plotësuar një qej tëndin, shqetësimi të bën ta pyesësh veten “nëse je duke u treguar egoiste”?
E kthen mendimin pas në kohë kur gjithçka ishte më e lehtë; kur ti flije më gjatë, lexoje më shumë, kur qëllimet e tua uleshin në ulësen e parë por edhe të pasme “të veturës tënde”; kur KOHA JOTE ishte vetëm KOHA JOTE! Shikon me sytë e mbushur lot foto-albumet e pushimeve; sheh veten me ato rroba të zgjedhura që ke shekuj që nuk i ke veshur; kujton sukseset, arritjet dhe gjithçka që një kohë të sillnin lumturi e përmbushje…
Megjithëatë, ti nuk do e ndërroje atë që ke tani për asnjë nga ato arritje, as edhe për një sekond! /GazetaShneta/