Nëse mendoni se pasi keni mbetur shtatzënë, mund të bëni seks lirshëm, keni gabuar. Kjo për arsye se mund të mbeteni shtatzënë për së dyti.
Pas shumë vështirësive për të arritur deri te shtatzënia, nëna australiane Kate Hill, më në fund mori lajmin e gëzueshëm, shkruan parents.com, transmeton Gazeta Shneta.
Por vetëm 10 ditë më vonë, ajo mori edhe një lajm tjetër, mbeti shtatzënë sërish.
Gjendja e kësaj nëne njihet si ‘superfetation’ dhe është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë.
Madje është kaq e pazakontë sa edhe mjeku i Kate është dashur të kërkojë në internet.
Në gjithë botën janë regjistruar vetëm 10 raste.
“Nuk e kemi ditur sesa e jashtëzakonshme është kjo derisa kanë lindur fëmijët”, thotë Kate.
“Madje është shumë interesante se unë dhe burri im kemi pasur marrëdhënie vetëm njëherë”, shton ajo. /Gazeta Shneta/